Superkompjuteri parashikon gjasat e ekipeve të mbetura për ta fituar Champions Leaguen

Një superkompjuter i ka parashikuar gjasat e katër skuadrave gjysmëfinaliste për ta fituar trofeun e Champions League.

Marketing

Pas ndeshjeve të mbrëmshme, ku u kualifikuan Manchester City dhe Liverpool, është kompletuar tabloja e katërshes më të mirë për këtë sezon në këtë kompeticion.

Liverpooli do të luajë me Villarrealin dhe, sipas superkompjuterit, ka gjasa prej 80 për qind për të kaluar në finale, përkundër “Nëndetëses së Verdhë” që ka vetëm 20 për qind të gjasave.

Në anën tjetër, Manchester City vlerësohet me 74% të gjasave për ta arritur finalen, shumë më shumë sesa Real Madrid që ka vetëm 26 për qind të gjasave, shkruan lajmi.net.

Sa i përket fitimit të kompeticionit, Liverpool dhe Manchester City, gjithnjë sipas superkompjuterit, kanë 42% gjasa për të ngritur lart trofeun, pastaj pason Real Madridi me 10 për qind dhe Villarreal më 6 për qind.

Marketing