8:59 | 11 Prill 2021
08:59 | 11 Prill 2021
Superliga e Kosovës në futboll sjell dy duele interesante në kuadër të xhiros së 28-të.
Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës.
Ky duel pritet të jetë elektrizues pasi që Drenica kërkon të mos bie në zonën e rrezikut, ndërsa Prishtina kërkon të mbajë hapin me liderët për ndjekjen e titullit kampion, shkruan lajmi.net.
Prishtina qëndron në vendin e tretë me 54 pikë, katër më pak se dy liderët e tabelës. Drenica ka 30 pikë dhe qëndron vetëm tre pikë larg zonës së rrezikut.
Dueli i dytë do të jetë ndërmjet Llapit dhe Dritës, edhe ky duel ka sfidat e veta.
Drita kërkon të mbaje hapin me Ballkanin për vendin e parë, ndërsa Llapi kërkon të qëndrojë larg zonës së rrezikut.
Drita qëndron në pozitën e dytë me 58 pikë, Llapi mban pozitën e shtatë me 33 pikë./Lajmi.net/
Orari i ndeshjeve,
Drenica – Prishitna, ora: 15:00
KF Llapi – Drita, ora: 15:00.
