“Supozohet t’ju duan pa kushte”, Britney Spears flet për herë të parë për ndarjen

Britney Spears ka folur për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Sam Asghari.

Marketing

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo shprehu mendimet dhe ndjenjat pas këtij zhvillimi aspak të mirë në jetën e saj.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Sam nuk jemi më bashkë… 6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak i tronditur. Unë nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt!!! Por, sinqerisht nuk e duroja dot më dhimbjen!!! Do të doja të tregoja emocionet e mia dhe lotët e mi për mënyrën se si ndihem vërtet, por (për) disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia!!! (…) Supozohet se ju duan pa kushte… jo me kusht!!!! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa të mundem dhe do të bëj më të mirën!!! Dhe në fakt po ja kaloj shumë mirë!!! Gjithsesi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni!!!”, ka shkruar ajo.

Deklarata e Spears erdhi vetëm dy ditë pasi u konfirmua se çifti po shkonte drejt divorcit pas 14 muajsh martesë.