Supremja e refuzoi kërkesën e Gruevskit për “Parcelat në Vodno ”

Gjykata Supreme në seancën e sotme shqyrtoi kërkesën e dorëzuar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotëfuqishëm të lëndës “Parcelat në Vodno”, përcjell KlanM. Këshilli për vepra penale në këtë gjykatë, solli vendim me të cilin, hidhet poshtë si e pabazë kërkesa e të dënuarit, ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për rishqyrtim të vendimit të Gjykatës Penale dhe vendimit të Gjykatës së Apelit.

Marketing

Gruevski u dënua me shtatë vjet burg në shkallë të parë për “Parcelat në Vodno””, ndërsa këtë vit Apeli e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg.

Në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të./KlanMacedonia