Gjykata Supreme i ka refuzuar kërkesat për rigjykim nga të dënuarit për dhunën e “27 Prillit” në Kuvend.
“Këshilli për veprat penale pranë Gjykatës Supreme, në mbledhjen e filluar më 26 prill e cila ka vazhduar sot, vendosi për kërkesat e parashtruara për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë në rastin e njohur në opinion, si “27 Prilli”. Këshilli ka marrë vendim me të cilin i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, Shkup”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Me këtë janë ezauruar të gjitha mundësitë ligjore për rigjykim të personave të dënuar për dhunën e 27 prillit në Kuvend, prandaj të dënuarit do të qëndrojnë në burg deri në vuajtjen e plotë të dënimit.