Surpriza për Shën Valentin, Bashkia e Tiranës vishet me zemra të kuqe

Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Marketing

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët. Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë.