Surprizë e bukur në futbollin shqiptar, kjo skuadër emëron zëvendëstrajnere femër

Një surprizë e bukur në futbollin shqiptar vjen nga Peqini. Skuadra e Shkumbinit emëroi në rolin e zëvendëstrajneres një femër.

Marketing

Bëhet fjalë për turken Ilknur Aktash, e cila do të jetë numri 2 i stolit të ekipit. Me një të kaluar trajningu te gjigantët e Fenerbahçe, ajo do të shërbejë si krahu i djathtë i trajnerit Hetlem Çapja në Kategorinë e Dytë, që është niveli i tretë i futbollit shqiptar.

Pas vajzave futbolliste dhe arbitreve femra, tashmë Shkumbini thyen një tabu, duke emëruar një trajnere femër në ekipin e meshkujve.