Surprizë nga zgjedhjet në Francë, rrëzohet Le Pen, ja si renditet Macron

Sondazhet e para në Francë tregojnë një përmbysje shokuese teksa partia e Jean-Luc Mélenchon shfaqet e para, partia e Emmanuel Macron e dyta dhe e treta Koalicioni Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Marketing

Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës (RN) nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare, duke sfiduar pritshmëritë e shumë analistëve politikë.

Të gjitha mediat kryesore franceze po tregojnë parashikime të hershme të një fitoreje të aleancës së krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP).

Kështu Emmanuel Macron renditet i dyti, dhe Le Pen, e treta.

Por panorama do të jetë më e qartë në momentin që do të dalin rezultate nga votimet.