Suspendohet Amir Rrahmani me një ndeshje në Serie A

Amir Rrahmani ka pësuar një goditje së fundmi, pasi është suspenduar nga Gjyqtari Sportiv i kampionatit italian për një ndeshje.

Sipas vendimit të lëshuar, ylli i Napolit do të mungojë në një ndeshje për shkak të “sjelljes jo korrekte ndaj kundërshtarit” gjatë një përballje të javës së 32-të kundër Frosinones.

Marketing

Incidenti që çoi në suspendimin e tij ndodhi në minutën e 29-të të atij takimi, ku kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë për veprimin e tij në fushë.

Si rezultat, ai nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin e tij për ndeshjen e ardhshme që Napoli do të luajë kundër Empolit të shtunën.

Rrahmani, i cili tashmë është 30 vjeç, ka qenë një pikë kyçe në formacionin e Napolit këtë sezon.

Ai ka kontribuar jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke shënuar tri gola në 35 ndeshjet që ka luajtur.