Pas rekomandimit nga IPK, Policia ka marr vendim që të suspendojë nga puna Komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt i cili shkoi për të pame tek familja e Faton Hajrizit.
Lajmin e kanë konfirmuar për Insjaderin nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”, thuhet në përgjigjen dhënë Gazetës.
Komandanti i suspenduar, bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit.
Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht se komandanti që shkoi për kryeshnosh është Muhamet Kajtazi. IPK rekomandoi suspendimin e tij pasi që ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.