Suspendohet polici që ftoi protestuesit të hyjnë në Kuvend

Gjatë kohës së protestave të mbrëmshme para Kuvendit, është parandaluar një incident i madh. Siç mëson TV21 nga burime të veta, një nëpunës policor i cili ka qenë i vendosur para shtëpisë ligjvënëse, i ka hequr barrikadat e policisë dhe u ka thënë protestuesve që nëse janë të guximshëm të hyjnë brenda, e jo të protestojnë disa metra larg godinës.

Marketing

Për fat të mirë, kolegë të tij e kanë vërejtur këtë dhe kanë reaguar në kohë dhe kanë parandaluar incident më të madh. Nëpunësi policor me iniciale D.S. menjëherë është arrestuar dhe së bashku me kolegët e tij, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, kanë pasur bisedë informative në sektorin për kontroll të brendshëm.

Nëpunësit policor i janë marrë pistoleta dhe pulla zyrtare, ndërsa kundër tij është ngritur procedurë disiplinore dhe do të suspendohet. Për këtë rast është informuar edhe Prokuroria publike.

Marketing