Suu Kyi përballet me akuza të reja penale

Udhëheqësja politike e Mianmarit (Birmani), Aung San Suu Kyi, përballet me një akuzë të re penale, tha të hënën avokati i saj.

“Ajo është akuzuar në gjashtë çështje së bashku”, i tha AFP-së, avokati, Min Min Soe.

Suu Kyi po mbahet në arrest që nga 1 shkurti, kur ushtria e Mianmarit bëri grusht shtet duke e rrëzuar qeverinë e saj nga pushteti.

Marketing

Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar.

Që nga 1 shkurti kanë shpërthyer protestat përmes së cilave kërkohet kthimi i qeverisë civile në këtë vend.

Të shtunën, forcat e sigurisë në Mianmar kanë shtënë drejt protestuesve me granata që hidhen nga pushka, në qytetin Yangon, duke vrarë mbi 80 persona, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) si dhe mediat lokale.

Deri më tani, rreth 600 civilë janë vrarë në protesta, ndërsa mijëra janë arrestuar.

Komuniteti ndërkombëtarë e ka dënuar puçin në Mianmar. Gjeneralët e ushtrisë së Mianmarit janë përballur me sanksione të disa vendeve perëndimore.