Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës brenda manastirit të Banjskës. Ai bëri me dije se 3 atentatorë janë vrarë, 6 janë arrestuar, nga të cilët 2 kanë qenë të plagosur.
Ai shtpi se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, duke lënë të nënkuptuar se ishte një plan i mirëorganizuar për sulmin ndaj Prishtinës zyrtare.
“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta e të thella, familjes, shokëve dhe kolegëve të Afrimit dhe qytetarëve të Kosovës. Pas kësaj, përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme dhe profesionale, për një kohë të shkurtër vendosën të gjithë territorin në kontroll. Me këtë rast, ne kemi 6 të arrestuar 2 nga ata të plagosur.
Si dhe 3 së paku, sulmues të vrarë.
Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”- tha Sveçla.