Ismet Sylejmani
Më 6 Qershor 2020, nisë ditën e parë të vitit të 19-të të jetës së saj, partia më e madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI!
Endrra e madhe politike kombëtare e patriotëve dhe veprimtarëve të mëdhenj të Atdheut, që në truallin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të veprojë një subjekt politik i madh e i rendesishëm, që mbronë me kompetencë e profesionalizëm, udheheqë dhe drejton me sukses të madh e fitore të njëpasnjëshme popullin shqiptar, jo vetëm është bërë realitet, por edhe është dëshmi se kur në udhëheqje ka bije të devotshëm, largepamës e mendjendritur, realiteti bëhet i prekshëm dhe korren frytet e punës dhe djersës, gjakut e perpekjeve të liridashësve e liribërësve idealistë, të cilët mbi gjithëçka të tyre, kishin dhe kanë Popullin, Atdheun dhe Kombin!
Republika e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar e Kryetarit historik e legjendarë të BDI-së Ali Ahmeti, ka shënuar e po shenon suksese të mëdha si në konsolidimin e saj shtetëror ashtu edhe në arenen ndërkombëtare!
Me BDI dhe me Ali Ahmetin, por edhe me terë korpusin e madh njerëzor, intelektual e profesional e koshient që ka kjo parti politike shqiptare brenda saj, Republika e Maqedonisë së Veriut, është në duar të sigurta të elites udhëheqëse shteterore shqiptare!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, por edhe organizmi më i madh ushtarak i planetit NATO, te partia politike shqiptare BDI e te shefi i saj Ali Ahmeti, kanë gjetur partnerin e tyre të madh e besnik, ku dashuria për demokracinë euroatlantike, është konstante dhe vendosmeria për të ecur pagabueshëm është vendim kategorik dhe i padiskutueshëm!
Pas UÇK-së, BDI, popullin shqiptar e ka berë zot të fateve të veta dhe pjesmarrës aktiv në drejtimin e shtetit dhe në mbarvajtjen e jetës shtetërore në të gjitha sferat dhe me të gjitha potencialet, në terë zingjirin ligjzbatues!
BDI është parti simbol, me dëshmi të madhe se politika nuk është e thatë dhe pa brum kombëtar, por edhe deshmi se politika nuk është e nuk duhet te jetë ekstreme nacionaliste, në dëm të aspiratave kombëtare e në akord të plotë me aspiratat eurotalantike!
BDI dha prova të qarta se partia politike shqiptare, me unitet e lidership të aftë, pavarësisht turbulencave të montuara nga ish pushtuesit dhe nga kundershtarët politik, ka ditur dhe mundet të perballojë të papriturat dhe të marshojë fitimtare në beteja të vazhdueshme!
BDI është parti e madhe politike shqiptare, me ndikim serioz e vendimtarë jo vetëm në jetën politike e shtetëre në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon dhe më gjerë!
Prishtinë, 6 Qershor 2020!