Sylejmani:Manastiri në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, flet shqip

MANASTIRI EDHE DE JURE FLET SHQIP

Marketing

Në këtë vit mbushen 110 vjet nga koha kur është mbajtur Kongresi i Manastirit, dhe më 14 mars 2018 Parlamenti i Maqedonisë, nën drejtimin e komandantit të UÇK-së, figurës madhore të popullit shqiptar Talat Xhaferi, bëri realitet ligjor e kushtetues zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Populli shqiptar në Maqedoni e ka në sofrën e vet – Manastirin, qytetin historik të shkronjave të shqipes.
Manastiri i Maqedonisë po bëhet i fundit që edhe de jure do të flasë shqip, ndonëse ishte i pari që i vendosi themelet e shqipes.

Manastiri edhe de jure nuk do të mund të fliste shqip, sikur në podiumin historik të udhëheqjes së popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, të mos ngjitej udhëheqësi i madh e i lavdishëm i popullit shqiptar, Ali Ahmeti.
Kombi ynë sot është në festë.

Buzëqeshin kryeudhëheqësit e Kombit.

Delegatët e Kongresit historik të Manastirit gëzohen, edhe pse është vonë kjo e arritur, por ata nuk e dinë se sa shumë ka vuajtur populli shqiptar që e ka folur dhe ruajtur gjuhën shqipe në Maqedoni.
Emblemat historike të ushtrive çlirimtare sot shkëlqejnë edhe më shumë.

Në ballin e festës së popullit shqiptar në Maqedoni, pos gjakut të derdhur për liri nga heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, sikur gjithmonë, është ilegali i famshëm, udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, shoku e bashkëluftëtari i heroit të kombit Fehmi Lladrovci dhe shumë të rënëve për liri dhe shokëve të gjallë, të cilët së bashku i gëzohen kësaj ngjarje epokale e historike.

Vijnë e do të vijnë ditë edhe më të mira, do të shënohen të arritura të mëdha e të gjithanshme, por ato tani e tutje do të kenë një të veçantë, sepse do të jenë të shënuara e të shoqëruara edhe nga shqipja zyrtare edhe në Maqedoni, ashtu sikur në Kosovë e Shqipëri.

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 14 mars 2018