Sylvinho synon ta kualifikojë Shqipërinë në Botëror

Seleksionuesi brazilian Sylvinho ka thënë se synimi i tij është që ta kualifikojë Shqipërinë në Botërorin e vitit 2026.

Marketing

Sylvinho e dërgoi Shqipërinë në Evropianin e këtij viti në Gjermani. Shqipëria u eliminua në fazën grupore.

Në një intervistë për Top Channel Sylvinho ka folur për marrëdhënien me Federatën e Futbollit të Shqipërisë e po ashtu për acarimin e marrëdhënies me sulmuesin Myrto Uzuni.

“Marrëdhënia me Federatën…, veçanërisht me presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në Evropian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke pasur një synim, kualifikimin për në Botëror”, tha Sylvinho.