SYRIZA zgjedh liderin e ri, në garë pesë anëtarë

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 3 qershorit të kaluar me diferencë 21 pikë më pak se konservatorët e Demokracisë së Re dhe dorëheqjes së liderit të saj Aleksis Tsipras, partia opozitare e majtë SYRIZA zhvillon prej mëngjesit të sotëm zgjedhjet për liderin e ri të saj.

Marketing

Në garë janë 5 anëtarë ku midis tyre shquhet ish ministri i Financave në qeverinë e viteve 2015-2019 Efklidhis Tsakalotos, ish ministrja e Punës Efi Ahtsioglou, ish ministri i Politikave Dixhitale dhe Informacionit Nikos Papas, si dhe dy anëtarë të tjerë të kësaj force politike.

Periudha parazgjedhore e përfshirë nga debate dhe kritike mes kandidatëve që do të zënë vendin e Tsiprës, ka sjellë edhe një surpizë . Bëhet fjalë për kandidatin Stefanos Kasselakis i ardhur vetëm kohët e fundit tek të majtët, biznesmen grek në SHBA ,i cili sipas sondazheve ka mundësi të fitojë edhe kreun e kësaj partie.

Ndërsa kutitë e votimit mbyllen në orën tetë të mbrëmjes ora lokale , vihen re radhë të gjata dhe thuhet se kanë votuar më shumë se 120000 , prej të cilëve gati 23000 anëtarë të rinj të regjistruar vetëm sot tek të majtët, një prej surprizave të këndshme për ta ,në një moment kur dukej se SYRIZA dobësohej dita ditës.

Rezltatet do të mësohen rreth orës 11 të mbrëmjes ora lokale.