Szijjarto nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto, i cili do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, në fokusin e bisedimeve do të jenë raportet bilaterale.

Dhe ekonomiko-tregtare.

Si dhe ngjarjet aktuale politike me theks në konkluzionet e fundit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së.