‘Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit’, javën e ardhshme takon Zaevin

Më 12 shkurt pritet të realizohet një takim me përfaqësuesve të Nismës- Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit dhe kryeministrit Zoran Zaev, takimi në fjalë vjen pas protestave të shumta kundër menaxhimit të ELEM-it me Kodrën e Diellit dhe thirrjes së vazhdueshme ndaj kryeministrit Zaev që personalisht ta vizitojë Kodrën e Diellit për tu njohur nga afër me problemet me të cilat përballet kjo Qendër Turistike.

Marketing

Sipas drejtuesit të Nismës Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit, Hamdi Sulejmanit, fillimisht do analizohen shkaqet dhe shkaktarët që kanë sjellë deri tek kjo gjendje e kësaj Qendre Turistike dhe më pas do të merret edhe vendim për veprimin e mëtejshëm me Kodrën e Diellit. Sipas Sulejmanit një ditë pas takimit, më datë 13 shkurt kryeministri Zaev pritet që ta vizitojë Kodrën e Diellit.

Sulejmani shprehet se edhe përkundër caktimit të datës së takimit nga ana e kryeministrit Zaev, protestat do të vazhdojnë edhe atë deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.

“Ne do të shkojmë në takim. Një herë deshëm të refuzojmë sepse bëmë thirrje që të vij direk ta vizitoj Kodrën e Diellit, por, ai premtoi që një ditë pas takimit do vij ta vizitojë Kodrën e Diellit dhe bashkë me ne do të shoh nga afër se çpo ndodh atje lartë. Ne do shkojmë patjetër me grup ekspertësh.

Të Dielën në ora 9 në mëngjes ne përsëri do vazhdojmë me protestat, dhe atë deri kur të kemi zgjidhje dhe vendim konkret për Kodrën e Diellit dhe ELEM të tërhiqet”, deklaroi Hamdi Sulejmani nga Nisma Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.