“TAB MAK” sllovene paralajmëron investim të dytë në Probishtip prej 25 milionë eurove

Investim i dytë në vlerë prej 25 milionë eurove dhe 80 punësime të reja, paralajmëron kompania sllovene për prodhime të baterive “TAB MAK”. Do të fillojë me punë së shpejti edhe kapaciteti prodhues i fabrikës “Kranfild Faundri”, paralajmëruan sot kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Marketing

“Numri të punësuarve nga Probishtipi dhe vendbanimet përreth në “TAB MAK” tani është 440, ndërsa me investimin shtesë prej rreth 20 milionë euro për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve sipas standardeve më moderne, deri në fund të vitit 2022 do të hapen 90 vende pune shtesë”, tha Zaev pas vizitës së “TAB MAK”.

Pas përfundimit të investimit “TAB MAK” vitin e ardhshëm do të prodhojë tre milionë bateri, ndërsa për këtë vit është planifikuar të prodhohen 1.700.000 copë.

Marketing