MPB jep detaje: Fatmir Tahiri nga Tetova ka kryer vetvrasje

57 vjeçari Fatmir Tahiri nga Tetova është gjetur i vdekur në veturë me plagë nga armë zjarri. Trupi është gjetur nga djali i tij në udhëkryqin e rrugëve Kiro Ristovski dhe Andrea Stojanoviq në Tetovë, informojnë nga policia, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Është kryer inspektim nga ana e ekipit të SPB Tetovë dhe prokuror publik me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetvrasje të personit F.T (57). Vetvrasja është vërtetuar edhe nga prokurori publik”, informojnë nga SPB Tetovë.

Rasti në policinë e Tetovës është paraqitur në ora 11. I ndjeri ka qenë i punësuar në komunën e Tetovës ndërsa më parë ka qenë shofer personal i Hazbi Likës.