Tabanoc-Preshevë, nis menaxhimi i përbashkët i vendkalimit kufitar

Vendkalimi kufitar në Tabanoc nga sot do të jetë pikë e përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Kryeministrat e dy vendeve panë nga afër se si zhvillohet kontrolli i përbashkët i policisë kufitare dhe doganave. Projekti i ashtuquajtur “One stop shop”, nga kryeministri Zaev u vlerësuar si kurora e fqinjësisë së mirë.

Marketing

Bashkërisht plotësuam edhe një obligim të projektit të integrimit të Maqedonisë së veriut dhe Serbisë si në nivelin rajonal, ashtu edhe në atë Evropian. Vendkalimi i përbashkët kufitar Tabanoc-Preshevë, që parasheh menaxhim të përbashkët kufitar dhe doganorë, këtë si projekt e quaj si kurorëzim të miqësisë dhe fqinjësisë ndërmjet dy vendeve. Në këtë drejtim sot si pjesë e agjendës së kësaj vizite janë nënshkruar edhe tri marrëveshje që do të pasurojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve”-tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm. Vetëm në vitin 2018 shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve ndërmjet dy vendeve ka kaluar 1 miliard e 54 milion euro ndërmjet dy shteteve përmes Korridorit 10.

Kjo marrëveshje është heqje e barrierave ndërmjet fqinjëve, dhe mesazhi i sotshëm është që këtë model ta ndjekin edhe vendet tjera të rajonit, në këtë kohë ku po ballafoqahemi me sfida të shumta. Që përveç tranzitimit më të shpejtë të qytetarëve, të transportit më të lehtë të mallrave, do të ketë leverdi në fushën e turizmit. Kështu bashkërisht do të rrisim konkurrencën me rajonet tjera”-pohoi Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

Dy kryeministrat shuan shpresën e hapjes së kufirit tjetër shumë të kërkuar nga banorërt atij Llojan – Miratoc. Sipas Kryeministres serbe nuk ka të bëjë me politikën apo faktin që ajo zonë është e banuar me shqiptarë, por në aspektin ekonomik është e pa pranueshme. Kurse Kryeministri Zaev tha se grupet e punës së dy shteteve kanë konstatuar nuk mund të hapet ky kufi, megjithëse është fituar grant nga Ambasada Norvegjeze për atë projekt.

“27 vjet pas vendosjes së kufirit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sot u bë pik e përbashkët kufitare në vendkalimin Tabanoc-Preshevë, por vetëm disa qindra metra nga këtu, çështja e kufirit ndërmjet fshatrave Llojan-Miratocë nuk erdhi në diskutim as sot, ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministres Ana Bërnabiq.”

Ndërmjet dy qeverive u nënshkruan edhe tri marrëveshje bashkëpunimi. Ministrat e administratës, Ministrat e bujqësisë dhe Drejtoritë e Doganave lidhën marrëveshje mes dy vendeve, për menaxhimin elektornik të dokumenteve të qytetarëve, bashkëpunimin fito-sanitar në aspektin e ushqimit dhe veterinarisë si dhe bashkëpunimi për lehtësimin e barrierave doganore mes dy shteteve.