Tabanoc, qarkullim pa test PCR në të dyja anët e kufirit

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Serbisë për hyrje pa test të detyrueshëm PCR në Serbi, sot sërish ka kthyer gjallëri në pikën kufitare në Tabanoc, ku nga mesnata në të dyja anët e kufirit kanë filluar lëvizjet e rëndomta.
Gjendemi në pikëkalimin kufitar Tabanoc, i cili lidhë RMV-n me Serbinë, nga sot ditë e enjte 14 janar, qytetarët e RMV-s mund të udhëtojnë pa teste PCR negativ për në Serbi, këtë ditë më parë e bëri të ditur kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç gjatë një bisede telefonike që pati me kryeministrin e vendit tonë Zoran Zaev.
Nga ana tjetër edhe qytetarët të cilët frekuentuan këtë pikë kalim kufitar shprehen të kënaqur nga ky vendim.
“Mirë, super është bërë si i kanë hjek testet, një ditë tentuam të dalim po na kthyen, jemi duke shkuar sëpari në preshevë e pastaj për në Kosovë”, tha një udhëtar.
“Po shkojmë në Vranjë, mysafir nuk kemi qenë që para vitit të ri. Mendoj që nuk duhet të vendosen përsëri aso ndalesa”, tha një udhëtar.
Sipas të dhënave nga zyrtarët e pikë kalimit kufitar Tabanoc, bënë të ditur se nga mesnata deri në ora 14 nga vendi ynë kanë dalur 1240 vendas ndërkaq të huaj 417.
Marketing