Tabanovc/ Parandalohet tentativë për kontrabandë të duhanit për nargile

Më datë 25.4.2023, nënpunësit e vendkalimin kufitar Tabanovcë në hyrje të vendit kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 30 kilogramëve duhan me aromë nargile.

Marketing

Automjeti me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar është përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur 120 kuti me 250 g duhan nargile me aromë, të cilin personi nuk e ka paraqitur.

Me këtë është shmangur tentativa për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat eshte anashkaluar pagesa e taksave në vlerë prej mbi 65 mijë denarë.

Mallrat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personit janë bërë kallëzime përkatëse në institucionet kompetente.

Marketing