Tabela dygjuhëshe në Strumicë, pse po i pengon?!

Tabela e Arkivit të Maqedonisë së Veriut e shkruar edhe në shqip në Strumicë, ka nxitur debate dhe reagime nga disa portale se përse ka nevojë të shkruhet shqip, në një komunë ku nuk ka shqiptarë.

Marketing

Portali infomax ka shkruar se në Strumicë, që është komuna e kryeministrit Zoran Zaev ka vetëm 2 shqiptarë që janë regjistruar si banorë, derisa shumica tjetër janë maqedonas, turq, por edhe disa komunitete tjera.

Ky portal është thirrur në një deklaratë të dikurshme të ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili kishte thënë se nuk do të aplikonte dygjuhësi në Strumicë, sepse nuk ka nevojë. Por megjithatë, tabela e këtij institucioni vazhdon të jetë e ngjitur me mbishkrimet në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Marketing