Tag: bdi gostivar

  • BDI: Rinia e Gostivarit po përdoret e keqpërdoret nga Arben Taravari si makineri votimi!

    BDI: Rinia e Gostivarit po përdoret e keqpërdoret nga Arben Taravari si makineri votimi!

    Vetëm para pak ditësh, deputetja znj. Arta Bilalli-Zendeli, para jush shpalosi konkretisht parashtroi 5 pyetje ndaj kreut të komunes së Gostivarit, mirëpo pasi që nuk morrëm përgjigje, dua që përpara jush të elaboroj njerën nga pikat shumë shqetesuese dhe me interes publik për të gjithë banoret e ne vecanti të rinjtë e Gostivarit dhe rrethinës.
    Po ju drejtohemi me sinqeritetin më të madh për të ndarë me ju disa nga shqetësimet tona si rini e Gostivarit, e me pas si rini e BDI-së.
    Shqetësime të cilat fillimisht vijnë nga mënyra joadekuate e trajtimit të të rinjeve të qytetit nga pushteti aktual lokal! Pushteti lokal,me sa duket të rinjtë po i sheh vetem si vota për ditën e zgjedhjeve dhe në asnjë mënyrë nuk i sheh si kuadro për të ndërtuar të ardhmen, ose me shkurt thënë e ardhmja e këtij vendi, por i sheh vetëm si mjet për realizimin e interesave të tyre klanore apo grupore, e këtë e them duke u bazuar në faktin se nga shumë takime me të rinj e te reja të Gostivarit shpesh herë më është përcjellur se kjo qasje është duke u përdorur, e kushtimisht thënë joshjes së të rinjve me anë të kontratave në vepër e afatshkurte duke i’u garantuar një e llojë pagese mujore në kembim të besnikërisë së tyre ditën e zgjedhjeve dhe mbështetjes me votë!

    E kjo forme e afrimit të rinisë me disa punësime periodike, që mbi të gjitha do i kisha llogaritur joligjore, ofrim të një shume të caktuar të parave ose kontrata në vepër të paguara me mjete nga buxheti i komunës, të cilat realisht më e mira do të kishte qenë që ato mjete të mos keqpërdoren në këto forma, por të ishin planifikuar dhe shfrytëzuar në investime kapitale të qytetit dhe venbanimeve përreth, mirëpo me zhgenjimin më të madh sot ju drejtohem juve se fatkeqsisht u bënëe 7 e dale ngadale po hyjmë ne vitin e 8, mirëpo nuk shohim asnjë investim kapital në horizont, sepse tashmë të gjithë jemi deshmitarë se si kjo administratë komunale e dështuar, pa planprograme, pa vizion udhëhiqet nga disa individë të cilët pasurohen dita ditës dhe e kanë shndërruar institucionin komunë si burim për të përfituar financiarisht ata dhe rrethi i tyre i ngushtë.
    Është shumë e thjeshtë, të jemi të sinqert ne nuk i prisnim parkingjet në kate e aq me pak investimet madhore kapitale të cilat u premtuan në fushatën zgjedhore, sepse ishim mësuar me premtime të parealizuara që nga mandati i kaluar, por, ndoshta rinia e juaj i ka pritur, sepse në fund të ditës ato kanë kërkuar besimin me votë nga qytetaret per t’ju përkrahur juve duke u bazuar në premtimet e juaja parazgjedhore, megjithate, kete kaos urbanistik, nuk besoj se e ka pritur dikush!
    Të nderuar, ne e dijmë që të rinjtë e Gostivarit kanë kapacitet për të vlerësuar situatat politike dhe se per ata nuk ka vlerë një punësim fiktiv dhe i pa sistematizuar, pa perspektivë për zhvillim dhe profesionalizim në karrierë! Ne jemi të sigurtë se rinisë së Gostivarit nuk ui arsyeton as kontratat në vepër, për realizimin e të cilave janë duke u marrë mjete drejtpersedrejti nga buxheti i komunës, mjete këto të mbledhura nga taksat e qytetarëve, ndërsa tashmë e dimë se komuna është me borxh te thelluar ku sipas informatave që posedojme nga viti I kaluar, konkretisht 2023 , borxhi i komunes ka qenë diku rreth 7 milion euro, duke mos përmendur ketu borxhet e NP që operojnë në suaza të komunës e kush e di se sa është sot, mirepo ata thirren në transparencë dhe ne nuk e dijme se sa është borxhin e komunes sonë.
    Ne jemi të sigurtë se Gostivari ka një rini të shëndoshë, rini e cila nuk arsyeton të merr mjete duke qëndruar në shtepi, kur heronjtë e qytetit tanë, punonjësit e zellshëm të Higjienës Komunale nuk marrin paga për 3-4 muaj me rradhë dhe mbi të gjitha, nuk kane mjete për pune, nuk kanë uniformat e tyre adekuate për punë dhe nuk iu plotesohen kushtet elementare për punë!
    Ne jemi të sigurte se servilosja apo mercenarizmi nga ana e të rinjeve tanë do të refuzohet gjithmonë pasi që besojmë fortë se kjo rini, kjo ardhmeri që jemi ne, është rritur dhe edukuar për të menduar për brezat e ardhëshme e jo si disa që pretendojnë vetëm zgjedhjet e ardhshme,andaj, kjo rini do ta kundershtojë këtë qasje, madje fuqishëm! Ne jemi të sigurtë se rinia e Gostivarit nuk bëhet pjesë e ketij keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi të pushtetit lokal!
    As 2-3 paga, as tendere qindra mijëra eurosh,nuk e bindin rininë tonë të ec nëpër ketë rrugë politike e cila duket se ka arritur në fund të humneres dhe nuk kursen asnje lloj mekanizmi për të munduar të shpetojnë veten e tyre për te mos u bërë kufoma politike,sepse ne jemi më shumë se kaq! Ne e dijme se meritojmë shumë më shumë se kaq, por me sa duket ata nuk e dijnë vlerën tonë!
    Të nderuar, fushata e zezë parazgjedhore nuk na takon neve si rini në politikë! Fushata e zezë e shfrytezuar për vite me rradhë nga opozita shqiptare në nivel qendror nuk ka treguar asnjehere rezultat! Andaj ju lutem,mos e merni këtë konference per shtyp si fushate të zezë,merreni si nje shpalosje të sinqertë e realitetit të hidhur që na rrethon për vite me rradhë!
    Çdo rinist, çdo qytetar, meriton të dije çfarë po ndodh në institucionet e udhëhequra nga pushteti lokal!
    Fundja, kjo është transparenca për të cilën ju thirreni, apo jo?
    Ju faleminderit!
    Departamenti për Informim,
    BDI, dega Gostivar

  • BDI Gostivar: Pesë pyetje drejtuar kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit

    BDI Gostivar: Pesë pyetje drejtuar kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit

  • Të dielën Hasani ia dorëzon detyrën Xhaferit. I pranishëm edhe Ahmeti

    Të dielën Hasani ia dorëzon detyrën Xhaferit. I pranishëm edhe Ahmeti

    Në BDI, dega në Gostivar të dieln që vjen do të zhvillohet ceremonia e pranimit dorëzimit të detyrës kryetar dege. Në këtë eveniment, kryetari në detyrë Bashkim Hasani do të ia dorëzon detyrën kryetarit të ri, Valdet Xhaferi, njofton Gostivari Sot

    “Të nderuar miq, kemi nderin të ju ftojmë të merrni pjesë në organizimin solemn që do të mbahet me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës për kryetar dege të BDI-së në Gostivar, pas zgjedhjeve të brendshme partiake në parimin një anëtarë një votë. Këtë ngjarje do ta nderoj me prezencën e tij edhe lideri z.Ali Ahmeti. Ju mirëpresim”, fton kryetari i sapozgjedhur, Xhaferi.

    Evenimenti do të mbahet të dielën me fillim prej ora 20 në restorant Mont Blan në dalje të Gostivarit.

    Kohë më parë, Kryetari sapozgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta një anëtar – një votë në BDI-në e Gostivarit, Valdet Xhaferi, pranoi certifikatën nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

    Krahas Xhaferit certifikata kanë pranuar edhe kryetarët e degëve ku u realizuan zgjedhje

  • BDI Gostivar kritikon Taravarin për vonesat e rrogave për mësimdhënësit

    BDI Gostivar kritikon Taravarin për vonesat e rrogave për mësimdhënësit

    Derisa në çdo komunë tjetër të Maqedonisë së Veriut, mësimdhënësit e shkollave fillore kanë pranuar pagat e nëntorit, mësimdhënësit e komunës së Gostivarit paguajnë koston e neglizhences së Kryetarit të komunësdhe kabinetit te tij, dhe ende nuk kane marre pagat e nentorit. Pyesim kur keta mesimdhenes do marin pagat e tyre.

    Është dukuri që ndodh për herë të parë që bllok dotacionet nga niveli qendror të çorientohen dhe mësimdhënësit të mbesin pa rroga.

    Bllog dotacionet paraqesin mjete të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në këtë rast për rrogat e mësimdhënësve. Arben Taravari nga pa aftësia e tij nuk arrinë që të luan as rolin e ndërmjetësuesit, që rrogat e siguruara nga Ministria e Arsimit të transferohen në llogaritë bankare të shkollave. Edhe këtë punë procedurale Taravari nuk arrinë ta realizon.

    E pyesim Taravarin kush e ka fajin në këtë rast, apo do të tregohet vetëm njëherë i sinqertë dhe do të pranon gabimin që bart kosto në buxhetin familjar të mësimdhënësve në një kohe pandemie dhe në vigjilje të festave të fundvitit.

    Tentativa që gabimin trashanik që buron nga kabineti i tij ta bart në përgjegjësi të Këshillit komunal dhe të fshihet pas përfaqësuesve të popullit, për fat të keq dëshmon që Taravari nuk është një udhëheqës që mund të mbajë përgjegjësi dhe aq më pak, të pranon dështimin në menaxhimin me komunën e Gostivarit.

    E pyesimin Taravarin nëse kabineti i ti, në kohën kur është planifikuar buxheti ka qenë i fokusuar në punë apo në matematikat politike për të arritur numrin 61 në Parlament?

    Nuk mund të jetë ndryshe, derisa kryetari i komunës të gjithë energjinë e tij e derdh për të implementu politikat e Levicës, dhe jo të fokusohet në obligimet që ka si kryetar komune, në këtë rast për të treguar kujdes ndaj mësimdhënësve.

    Kjo papërgjegjësi e Taravarit,urojme të mos përsëritet më, nga qe koston nuk e paguan Levica, por e paguajnemesimdhenesit qe mesojne e edukojne femijet e qytetittone. Është momenti i fundit që Taravari të braktisëpolitikën e madhe nga qe u vertetua kohen e fundit se as P nuk dine nga Politika e madhe dhe të kthehet në detyrësi Kryetar komune e ta ndjejne qytetaret se Komuna e Gostivarit ka nje Kryetar

  • BDI: Forumi Rinor bleroi objektin e komunës së Gostivarit

    BDI: Forumi Rinor bleroi objektin e komunës së Gostivarit

    Kreativiteti dhe energjia e rinistëve të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, nuk kanë fund.

    Aktiviteti i radhës ishte organizimi përpara objektit të komunës së Gostivarit.

    “Lanser Party”, ishte aktiviteti rinor që i dha jetë qytetit me ndriçimin spektakolar . Numri 3, u ngjitë në ballinën e komunës së Gostivarit.

    Aktiviteti u shoqërua me argëtim dhe performancë të DJ Young B. Porositë që u përcollën nga Rinia e Gostivarit ishin: Zgjidh Jetë, Voto Blertë. Vendos Drejtë, Voto Blertë. Blero Gostivarin, Voto Nevzat Bejtën.

  • BDI – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit

    BDI – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit

    Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje me Kryetarët e Këshillave Vendore, ka diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe përgatitjet për rrethin e dytë që do të mbahet me 31 tetor.

    I pranishëm në mbledhje ishte edhe korrdinatori i njësisë së gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi, i cili faleminderoj strukturën e BDI për angazhimin në zgjedhjet e 17 tetorit, ku BDI shënoi rritje të jashtëzakonshme të votave.

    Kandidati për Kryetar komune, Nevzat Bejta fillimisht faleminderoj aktivin e partisë për angazhim maksimal në zgjedhjet e rrethit të parë duke faleminderuar mbi 13 mijë qytetarët e Gostivarit që ia besuan votën për të drejtuar me komunën e Gostivarit.

    Në fjalimin e tij, Kryetari i degës, Bashkim Hasani ka folur me rritjen e BDI në zgjedhjet lokale me mbi 1500 vota, për dallim nga zgjedhjet e vitit të kaluar, duke theksuar që rezultati për Këshillin komunal ka rikthyer fuqishëm BDI në skenën politike në Gostivar.

    “Faleminderit për 13.190 qytetarët që votuan Nevza Bejtën. Faleminderit për 8.296 qytetarë që votuan BDI për Këshillin komunal. Për BDI kjo domethënë një rritje prej gati 1,500 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 përderisa oponenti politik ka shënuar ulje për 2.000 vota edhe pse një koalicion mes dy partive politike. Si subjekt politik pa koalicione, BDI doli partia e parë në këto zgjedhje në Gostivar. Kjo është një shenjë shumë e qartë se qytetarët e Gostivarit duan ndryshim”, tha Hasani, duke shprehur binden që në zgjedhjet e 31 tetorit do të shënohet fitorja historike për një Gostivar të blertë dhe modern.

    Në mbledhje u diskutuat hapat e mëtejme për fitoren e 31 tetorit dhe u përmend bashkëpunimi edhe me subjektet të tjera politike që do të garantonte një fitore bindëse në rrethin e dytë zgjedhorë.

     

  • Edhe një deponi e egër në Lagjen Vardari, do të menjanojmë çdo ilegale në Gostivar

    Edhe një deponi e egër në Lagjen Vardari, do të menjanojmë çdo ilegale në Gostivar

    Gati në çdo vendbanim të komunës së Gostivarit në katër vitet e kaluara është krijuar nga një deponi e egër. Rasti i fundit paraqitet në lagjen Vardari, lagje në distancë jo më largë se 500 metra nga qendra e qytetit.

    Deponia te lagja e Vardarit paraqet një nga dhjetëra deponitë të egra që së fundmi ka sensibilizuar opininin e gjërë publik Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar. Gjendja në terren dëshmon qartë që Kryetari në largim i komunës së Gostivarit ka neglizhuar plotësisht pastërtinë publike në këto katër vite të qeverisjes së tij të dështuar plotësisht.

    Nisur nga gjendja alarmante në terren, ku shihet që deponitë e tilla po shërbejnë edhe si stacione ushqimi për qentë e pastrehë numri i të cilëve po rritet çdo ditë e më tepër, qeverisja e re që do të buron nga verdikti i sovranit në zgjedhjet e së dielës, hap të parë në 30 ditët e para të mandatit katër vjeçar ka vënë menjanimin e të gjitha deponitë ilegale të krijuara gjatë mandatit të Taravarit.
    BDI, dega në Gostivar së bashku me qeverinë qendror do të zbatojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të sigurt për deponinë Rusino dhe do të krijojë një menaxhim funksional dhe separacion të mbeturinave në komunën tonë.

    Do të mbrohen zonat tona të gjelbra dhe do të investohet në parqe të reja dhe hapësira rekreative për qytetarët tanë. Me subvencione për termoizolim dhe ngrohje ekologjike, do të luftohet ndotja e ajrit që shkaktohet edhe nga prania e deponive të paligjshme që gjenden gati në çdo vendbanim të Gostivarit.

  • Rinia shpreh respekt për punën e palodhshme të personelit mjekësor

    Rinia shpreh respekt për punën e palodhshme të personelit mjekësor

    Respekt për angazhimin maksimal në betejën për të luftuar virusin CoVid-19 dhe porosi për t’u vaksinuar, ka qenë qëllimi i organizimit të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar për të dhuruar lule për personelin mjekësor të Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar.

    Të rinjët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar gjatë ditës së djeshme qëndruan në Spitalin dhe Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar për të shprehur mirënjohje për mjekët dhe stafin mjekësor që po japin kontribut mbivlerësues për të kaluar sfidën e shekullit që e gjithë bota e quajti luftë me armikun e padukshëm.

    Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar vijon me aktivitete të përditshme që organizohen në Green Club, një klub i të rinjëve të Gostivarit.

  • Zenku: Do të krijojmë profilin social të Komunës së Gostivarit (VIDEO)

    Zenku: Do të krijojmë profilin social të Komunës së Gostivarit (VIDEO)

    Sebajete Zenku nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, kandidate e përbashkët për këshilltare komunale në listën e BDI, përmes një konference për shtyp nga selia në Gostivar, prezantoi një nga pesë shtyllat kryesore të programit për Gostivarin që duam, mbrojtja dhe mirëqenia sociale.
    Në platformën tonë zgjedhore, tha ajo, mbrojtja dhe mirëqenia sociale do të jetë një ndër shtyllat në bazë të së cilës do të ndërtohet strategjia për punë me qytetarët e Komunës së Gostivarit.
    “Gostivari nuk bën përjashtim përsa i përket papunësisë dhe nivelitit të varfërisë. Nisur nga ky realitet, proriteti ynë fokusohet pikërisht në uljen e numrit të personave të papunë dhe zbutjen e varfërisë. Për të arritur qëllimet, kemi paraparë projekte dhe nisma konkrete, siç janë: Ri-organizimi i njësisë së veçantë organizative, që do të merret vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe mirëqenjen sociale; Përgatitja e planit strategjik për mbrojtje dhe mirëqenje sociale në bashkëpunim me sektorin joqeveritar; si dhe Krijimi i Profilit social të Komunës së Gostivarit”, potencoi Zenku
    Sipas saj, aktualisht mbrojtja sociale në kompetenca të Pushtetit Lokal është në nivelet më të ulta dhe gati inekzistente, andaj kemi paraparë masa konkrete, siç janë: Krijimi i këshillit për mbojtje sociale; Hapja e qendrave për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, viktima të dhunës familjare; Stimulimi dhe përkrahja e shoqatave me programe sociale; Krijimi i programeve të posaçme sociale për strehimin e personave të pastrehë, si dhe shumë projekte të tjera.
    “Sa u përket Organizatat Joqeveritare dhe Barazisë Gjinore, kemi paraparë projektet në vijim: Zbatim i rregullores për ndarjen e mjeteve të buxhetit të komunës së Gostivarit për OJQ-të; Përgatitja e një plani strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe planet e veprimit në komunën e Gostivarit për periudhën 2021-2025; Përgatitja e planit të veprimit për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrjeve të krijuara nga gratë; ritjen e numrit të grave në pozita vendimmarrëse, buxhetimi gjinor është një nga elementët e rëndësishëm për arritjen e barazisë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta midis burrave dhe grave”, tha Zenku.
    Për një periudhë katërvjeçare, siguroi Zenku, jemi të bindur që falë zbatimit të këtyre projekteve do të kemi një situatë krejt ndryshe në këë drejtim, duke ulur numrin e personave të papunë dhe duke ulur nivelin e vafërisë tek pjesa më e ndjeshme e shoqërisë. Andaj, Zgjidh Jetë, Voto Blertë!

  • BDI Gostivar premton arsim me cilësi të lartë dhe shkollë verore për fëmijët e mërgimtarëve

    BDI Gostivar premton arsim me cilësi të lartë dhe shkollë verore për fëmijët e mërgimtarëve

    Arsimi me cilësi të lartë është njëra nga pesë shtyllat e BDI-së për këto zgjedhje lokale në Gostivar. Teuta Minahi, kandidate e BDI-së dhe iniciativës “Gostivari që dua” për këshillin komunal tha se përkushtimi për të siguruar arsim gjithëpërfshirës, inkluziv e të integruar, të orientuar nga “nxënësi“ me programe bashkëkohore që mundësojnë gjeneratat e ardhshme të fitojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca në pajtim me nevojat e shoqërisë demokratike multikulturore dhe me tregun e punës, janë prioriet në Programin për “Gostivarin që duam”. Në konferencë për shtyp, Minahi tha se për të arritur këto qëllime, nevojitet edhe intervenim në infrastrukturën shkollore.

    “Në Programin për Gostivarin që duam nuk kemi lënë shkollë të komunës së Gosivarit pa paraparë investime në rivitalizimin e tyre. Ja projektet kryesore në sferën e arsimit: 1. Gazifikimi i shkollave brenda qytetit. 2. Nxemje qendrore për çdo objekt shkollor 3. Efikasitet energjetik në katër shkollat e mesme të qytetit 4. Agjendja e dixhitalizimit të shkollave. 5. Ndërtimi i një çerdhe të re në qytet. Do të jetë çerdhe bashkëkohore e standardeve evropiane e para e këtij lloji në qytetin e Gostivarit. Po ashtu, do të hapim qendra ditore për zhvillimë të herëshëm të fëmijëve gati në çdo vendëbanim të Komunës së Gostivait. Risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë aplikimi i shkollës verore dedikuar fëmijëve të mërgimtëreve, shkolla verore të jetë funksionale në periudhën e pushimeve, do të bëhet hapja e shkollave në qytet dhe fshatra për këtë qëllim.
    Gjithashtu risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë përkrahje financiare për nxënësit ekselentë në arsimin fillor dhe të mesëm si dhe përkrahje financiare për nxënësit me te ardhura të ulëta. Programi për Gostivarin që duam parashikon rimëkëmjen e objekteve shkollore në çdo vendbanim dhe nuk ka mbetur shkollë që nuk kemi paraparë investime konkrete konform kërkesave të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve”, deklaroi Teuta Minahi, kandidate për këshilltare nga radhët e BDI-së dhe iniciativës “Gostivari që dua”.