BDI Gostivar premton arsim me cilësi të lartë dhe shkollë verore për fëmijët e mërgimtarëve

Arsimi me cilësi të lartë është njëra nga pesë shtyllat e BDI-së për këto zgjedhje lokale në Gostivar. Teuta Minahi, kandidate e BDI-së dhe iniciativës “Gostivari që dua” për këshillin komunal tha se përkushtimi për të siguruar arsim gjithëpërfshirës, inkluziv e të integruar, të orientuar nga “nxënësi“ me programe bashkëkohore që mundësojnë gjeneratat e ardhshme të fitojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca në pajtim me nevojat e shoqërisë demokratike multikulturore dhe me tregun e punës, janë prioriet në Programin për “Gostivarin që duam”. Në konferencë për shtyp, Minahi tha se për të arritur këto qëllime, nevojitet edhe intervenim në infrastrukturën shkollore.

Marketing

“Në Programin për Gostivarin që duam nuk kemi lënë shkollë të komunës së Gosivarit pa paraparë investime në rivitalizimin e tyre. Ja projektet kryesore në sferën e arsimit: 1. Gazifikimi i shkollave brenda qytetit. 2. Nxemje qendrore për çdo objekt shkollor 3. Efikasitet energjetik në katër shkollat e mesme të qytetit 4. Agjendja e dixhitalizimit të shkollave. 5. Ndërtimi i një çerdhe të re në qytet. Do të jetë çerdhe bashkëkohore e standardeve evropiane e para e këtij lloji në qytetin e Gostivarit. Po ashtu, do të hapim qendra ditore për zhvillimë të herëshëm të fëmijëve gati në çdo vendëbanim të Komunës së Gostivait. Risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë aplikimi i shkollës verore dedikuar fëmijëve të mërgimtëreve, shkolla verore të jetë funksionale në periudhën e pushimeve, do të bëhet hapja e shkollave në qytet dhe fshatra për këtë qëllim.
Gjithashtu risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë përkrahje financiare për nxënësit ekselentë në arsimin fillor dhe të mesëm si dhe përkrahje financiare për nxënësit me te ardhura të ulëta. Programi për Gostivarin që duam parashikon rimëkëmjen e objekteve shkollore në çdo vendbanim dhe nuk ka mbetur shkollë që nuk kemi paraparë investime konkrete konform kërkesave të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve”, deklaroi Teuta Minahi, kandidate për këshilltare nga radhët e BDI-së dhe iniciativës “Gostivari që dua”.