Tag: vmro

  • Banorët e fshatrave të Gostivarit kundër koalicioni ASH-VMRO (VIDEO)

    Banorët e fshatrave të Gostivarit kundër koalicioni ASH-VMRO (VIDEO)

    Banorët e Gostivarit gjegjësisht në fshatrat e Malësisë atje shprehen se disa fshatra janë lënë pas dore me qeverisjen e Arben Taravarit pasi ai më shumë reklamohet se sa ka punuar. Shumë punë janë të bashkëfshatarëve dhe të mërgimtarëve. Të pyetur se si e shohin koalicionin me VMRO-në ata shprehen të shqetësuar nga ky koalicion pasi Sela ka qenë i ashpër ndaj VMRO-së dhe tash koalicioni i tyre është i dyshimtë dhe qytetarët tremben nga ky koalicion.

    “Ne jemi kundër këtij koalicioni, jam rreptësishtë kundër. Deri dje çka ska fol Sela për VMRO dhe sot u bënë bashkë. Ne dyshojmë pse u bënë bashkë? Dhe ne trembemi pse u bënë bashkë dhe si do të vazhdojnë me tutje” thotë kryetari i bashkësisë lokale të Sermnovës.

    Ne të njëjtën vij janë edhe disa të tjerë ku ata janë të habitur për koalicionin me VMRO-në dhe dyshimi është jashtëzakonisht i madh se pse ndodhi ky koalicion SELA – me VMRO-në.

    Një banorë tjetër i një fshati të Gostivarit gjithashtu dyshon për koalicionin e ASH-së me VMRO-në sipas tij është e papranueshme e pa kapshme. ” E pa pranushme, e pa kapshme, VMRO i dëmtoi shqiptarët dhe shqiptarët s’kanë pa hajër prej VMRO-së por vetëm qeder” tha për TS një banorë tjetër.

    Nga ana tjetër koalicioni ASH gjegjësisht Ziadin Sela dhe VMRO është parë në një sy negativ tek qytetarët pasi ata rikujtojnë gjithnjë ngjarjen e 27 prillit ku ai u rrah për vdekje dhe sot ai ulet me të e kryetari i VMRO-së ende nuk ka kërkuar falje për atë ngjarje.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor ku në Gostivar garojnë pesë kandidat shqiptarë dhe gara më e fortë do të ndodh mes Nevzat Bejtës dhe Arben Travarit.

    https://www.facebook.com/d8b20d04-a1eb-404c-b95c-d49a5098fe69

  • VMRO-DPMNE: Pushteti tenton ta fsheh tragjedinë në Tetovë

    VMRO-DPMNE: Pushteti tenton ta fsheh tragjedinë në Tetovë

    Opozitarja VMRO DPMNE akuzoi pushtetin se me refuzimin e komisionit anketues tenton të shmang të vërtetën për tragjedinë e spitalit modular.

    “Pushteti dëshiron të harrohet ky skandal, dhe jo vetëm Prokuroria Publike, por edhe Kuvendi dëshiron një gjë të tillë i cili refuzon të debaton për këtë temë. Të gjitha institucionet janë venë në shërbim të pushtetit për të fshehur këtë skandal. Prokuroria Publike ta kryen punën e saj me profesionalizëm dhe pa ndikime, duke thirrur në përgjegjësi personat kompetent për çështjen e Tetovës.”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

  • A do të votojnë qytetarët koalicionin Taravari -VMRO? Ja si përgjigjen (VIDEO)

    A do të votojnë qytetarët koalicionin Taravari -VMRO? Ja si përgjigjen (VIDEO)

    Qytetarët e Gostivarit pas videos së paraqitur dje përpara Komunës së Gostivarit ku u lëshuan të gjitha premtimet e kryetarit Arben Taravari të cilat nuk gjetën ralizimi sot e kësaj dite, ata kanë ndryshuar mendim për të parin e Komunës. Gostivarasit po përballen me qent endacak të cilët në këtë qytet kanë marrë edhe jetë, përveç kësaj lojrat e fatit kanë ngulfat çdo pjesë qendrore të qytetit madje në qendër të Gostivarit ka më shumë Kazino se sa objekte të tjera biznesi, mbeturinat, komunikacioni i stërngarkuar për shkak të rrugëve të ngushta e shumë e shumë probleme të tjera të cilat nuk gjetën zgjidhje edhe pse premtimet e Arben Taravarit ishin shumë të mëdha por qytetarët u zhgënjyen.

    Pas këtij zhgënjimi qytetarët e Gostivarit nuk do ta votojnë më Arben Taravarin madje kështu shprehen përpara objektivit të portalit Tetova Sot, sipas tyre ai nuk ka punuar aspak ndërsa shprehen skeptik se nuk do të gabojnë edhe kësaj radhe vota e tyre nuk do të shkoj për koalicionin Taravari-VMRO DPMNE.

    Duke komentuar koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-së ata kujtojnë 27 Prillin dhe thonë se më e keqja e mundur është të koalicionosh me një parti simpatizantët dhe funksionarët e të cilës të kanë rrahur, njofton TETOVA SOT

  • Kandidati VMRO-së Darko Kostovski kundër rregullimit urbanistik në lagjet shqiptare të Butelit?!

    Kandidati VMRO-së Darko Kostovski kundër rregullimit urbanistik në lagjet shqiptare të Butelit?!

    Banorët e lagjes Shkup Veri, Butel 1 dhe Butel 2, me gëzim kanë mirëpritur Planin e ri Detal Urbanistik (PDU) të komunës së Butelit për Bulevardin “Sllovenia”.

    PDU është miratuar dje me shumicë votash në këshillin e komunës së Butelit dhe parasheh shndërrimin e kësaj pjese të komunës në një ndër lagjet më të modernizuara urbane në Shkup. Në vend se plani, me të cilin rregullohet kaosi urbanistik që mbretëron tani të përshëndetet nga të gjitha subjektet politike, sepse përfitojnë gjithë banorët e Butelit pa dallim partie e etnie, ai është kundërshtuar ashpër nga kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar komune, Darko Kostovski.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kostovski e akuzon ashpër kryetarin aktual, Velimir Smilevski, për Planin e miratuar detal. Ai këtë plan madje e sheh si “abuzim” të hapësirave në këtë komunë dhe paralajmëron shfuqizimin e tij, nëse fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.

    “Ky abuzim i komunës do të përfundojë më 17 tetor, kurse të gjitha procedurat që dëmtojnë qytetarët do të verifikohen në mënyrë të detajuar”, ka shkruar Kostovski.

    Mirëpo qytetarët e anketuar nga agjencia e lajmeve Zhurnal përkrahin planin e miratuar detal në komunë.

    “Pse mos të rregullohet edhe komuna jonë si komunat tjera të Shkupit. Aty ku do të ndertohet lagja e re tani është djerrinë. Kujt i nevojitet ai kaos në komunën tonë. Çfarë interesi ka Darko Kostovski nga ai kaos?”, pyet një arsimtare e anketuar në shkollën “Petar Zdravkovski Penko” në lagjen Shkup Veri.

    Qytetarët tjerë kanë shprehur dyshime edhe më serioze për prapavijën e kundërshtimit që në këtë rast ben kandidati i VMRO-së.

    Ata ngrejnë dyshimin se shkaku për kundërshtimin e tij mund të jetë fakti se pjesa më e nadhe e parcelave ku do të ndërtohet lagja e re janë të shqiptarëve dhe kjo ndoshta i pengon VMRO-së.

    Qytetarët e komunës Butel bëjnë apel që të gjitha partitë të punojnë për të mirën e komunës dhe mos të nxitet pa nevojë urrejtje partiake ose ndëretnike.

    Ndryshe Zhurnal edhe më herët ka shkruar se Darko Kostovski është kumbara i kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës, Johan Tarçullovski dhe se kjo kumbari mund të jetë shkak për ngarkesën e tij eventuale nacionaliste.

    Për fat të keq, shumë qytetarë të Butelit ankohen se përshtypje më të mirë nuk u kanë lënë as kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski e as kandidatja për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska, sepse gjatë vizitës në këtë komunë thuajse tërësisht kanë injoruar votuesit shqiptarë./zhurnal.mk

  • Truprojat e kandidates së VMRO-së, Danella Arsovska shtyejn me të keq gazetarin që po i bënte pyetje

    Truprojat e kandidates së VMRO-së, Danella Arsovska shtyejn me të keq gazetarin që po i bënte pyetje

    Gjatë nënshkrimit të sotëm të Kodit për Zgjedhje të Drejta, i cili u zhvillua në ambientet e Qytetit të Shkupit, një incident ndodhi pasi kandidatja e pavarur për kryetare Danela Arsovska iu drejtua gazetarëve .

    Arsovska, e cila u vonua 40 minuta në aktin e nënshkrimit, më vonë iu drejtua gazetarëve dhe lejoi pyetje gazetareske, por jo ato që nuk i pëlqyen.

    Gjegjësisht, pasi gazetari Sashe Ivanovski – Politiko i bëri pyetje në lidhje me angazhimin e saj politik dhe shoqëror, kandidatja Danela Arsovska u largua nga foltorja dhe ndërpreu konferencën për shtyp. Gazetari Ivanovski u përpoq të merrte një përgjigje për pyetjet e tij, por u shty në mënyrë të vrazhdë nga truprojat e Arsovskës.

    – I bëra tre pyetje shtypit që nuk i pëlqyen dhe ajo fjalë për fjalë iku. Unë shkova pas saj për ta pyetur dhe dy persona më rrethuan dhe më goditën me bërryla, dhe ajo shikoi dhe nuk i ndaloi. Si gazetar, ndiheni të kërcënuar në një situatë të tillë, nuk e dini nëse truproja do t’ju godasë. Me Mickovski, për shembull, kurrë nuk kam pasur një problem të tillë. Unë do të reagoj ndaj këtij incidenti ndaj SHGM -së dhe OSBE -së, na tha Ivanovski kur i kërkuam të komentonte rastin.

    Ne gjithashtu kërkuam një koment nga kandidatja për kryetare Danela Arsovska. Përfaqësuesja e saj për mediat, Hristina Paneva, iu përgjigj thirrjes.

    – Situata nuk ishte e tillë që zonja Arsovska nuk donte t’i përgjigjej gazetarit. Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tij, ishin tre ose katër në konferencën për shtyp. Na u desh të largoheshim nga shtypi sepse ishim vonë për një takim. Unë u përpoqa të flisja me të, ta drejtoja që të dërgonte pyetje të tjera me e-mail, por ai nuk donte. Unë mendoj se ne i dhamë atij hapësirë ​​të mjaftueshme. Për ne është e rëndësishme që gazetarët të jenë të kënaqur. “Danela nuk ka siguri, dhe njerëzit që ishin me ne ishin një fotograf, një përgjegjës për mediat sociale dhe një nga të afërmit e saj,” tha Paneva për Sloboden Peçat.

    Ajo shtoi se gazetari Ivanovski, nëse mendon se është sulmuar, ka të drejtë të ankohet tek institucionet dhe se institucionet duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

  • Tragjedia në Tetovë, VMRO-DPMNE: Dorëheqje dhe hetim objektiv

    Tragjedia në Tetovë, VMRO-DPMNE: Dorëheqje dhe hetim objektiv

    Nga VMRO–DPMNE këmbëngulin në dorëheqje tani edhe të kryeministrit i cili sipas tyre po bashkëvepron në fshehjen e motiveve të tragjedisë duke pezulluar dorëheqjet.

    “VMRO–DPMNE nuk kërkon përgjegjësi nga qeveria për shkak të ambicieve politike ose motiveve personale kundër Zaevit ose Venko Filipçes, por pasi që janë të paaftë dhe për shkak të hetimit objektiv që do të duhet të ndodh. Kryeministri Zaev përderisa mbron Filipçen do të thotë se edhe Zaev do të duhet të dorëhiqet për shkak të pjesëmarrjes aktive në heshtjen e përgjigjeve që mundojnë mbarë opinionin.”,- u shpreh Vllado Misajllovski nga VMRO – DPMNE.

    Ditë më parë edhe kryeministri mohoi të mendojë për dorëheqje, ndërkohë që vendimin e tij për dorëheqjet e deponuara në qeveri do ta bazojë në rezultatet forenzike që sipas ekzekutivit duhet të dalin së shpejti.

  • VMRO-DPMNE: Letra e drejtorëve të ISHP-së për të shpëtuar Venkon, letër për të ruajtur vendet e tyre

    VMRO-DPMNE: Letra e drejtorëve të ISHP-së për të shpëtuar Venkon, letër për të ruajtur vendet e tyre

    VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj letrës së drejtorëve të ISHP-së drejtuar kryeministrit Zoran Zaev që të mos pranojë dorëhqejen e Ministrit të Shëndetëisë, Venko Filipçe.

    “Ajo letër për ruajtjen e vendeve gjithashtu justifikoi direktivat partiake të LSDM-së për keqardhjen e organizuar për dorëheqjen e Filipçes, për të cilën Zaev ende nuk ka deklaruar nëse do ta pranojë atë. Kjo do të thotë se edhe Zaev nuk ndjen përgjegjësi morale. Natyrisht, LSDM kujdeset më shumë për kryesuesin sesa për një hetim të pavarur. Protesta e qytetarëve të Tetovës dërgon mesazh se populli kërkon përgjegjësi për aksidentin e tmerrshëm. Do të arrihet vetëm përmes një hetimi neutral që do të ndodhë vetëm nëse Zaev, Filipçe dhe Grubi japin dorëheqjen për të mos ndikuar në të”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

  • Dorëheqja e Filipçes, VMRO: E detyruar, nevojitet përgjegjësi penale

    Dorëheqja e Filipçes, VMRO: E detyruar, nevojitet përgjegjësi penale

    Nga VMRO – DPMNE thonë se dorëhqeja e Fillipçes ishte e detyruar dhe jo morale, që më pas të mos pranohet nga kryeministri. Partija e Mickovskit kërkon përgjegjësi penale ku do të zbardhen shumë pyetje rreth ndërtimit të objektit modular dhe prezencës së familjarëve në Kovid qendrën e shkrumbuar.

    “Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të duhet ti japë hetimi objektiv, dhe kjo s’do jetë e mundur pa dorëheqjet e Filipçes, Grubit dhe Zaevit. Nuk na duhet hetim I stilit kadija ju padit-kadija ju gjykon; por hetim I vërtetë pa këta bartës të fuqisë. Kështu siç po qëndrojnë punët, kjo është pikëlluese për popullin, një skenar nënçmues të jipet dorëheqje dhe mos të pranohet. Kjo dëshmon se sa të njëjtët ndjejnë përgjegjësi. LSDM dhe Zaev po bëjnë teatër, janë duke organizuar mbështetje partiake për Venko Filipçen. Kjo flet për fundin e moralit“, u shpreh Rashella Mizrahi nga VMRO – DPMNE.

  • VMRO-ja kërkon edhe dorëheqjen e Zoran Zaevit

    VMRO-ja kërkon edhe dorëheqjen e Zoran Zaevit

    Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Venko Filipçe, duhet të dorëhiqet edhe kryeministri Zoran Zaev, kanë vlerësuar nga VMRO-DPMNE-ja, duke shtuar se vetëm kështu do të sigurohet një hetim i pavarur.

    “Dorëheqja e Venko Filipçes nuk mjafton, është e nevojshme edhe dorëheqja e Zoran Zaevit i cili është pjesa qendrore e piramidës për mosfunksionim të sistemit. Vetëm dorëheqja e Zaevit do të sigurojë hetim të pavarur dhe objektiv”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

    Përndryshe, katër dorëheqje pas tragjedisë në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid më 8 shtator 2021:

    – Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
    – Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë
    – Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
    – Artan Etemi, drejtor ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës

  • VMRO-ASH-Alternativa: “Koalicioni i padëshiruar” apo “Koalicioni i tradhtisë ndaj shqiptarëve”

    VMRO-ASH-Alternativa: “Koalicioni i padëshiruar” apo “Koalicioni i tradhtisë ndaj shqiptarëve”

    Me të zyrtarizuar koalicionin mes tre partive VMRO-ALEANCA dhe ALTERNATIVA nuk kanë të ndalur fyerjet e përkrahësve të tyre nëpër rrjetet sociale,ë veçanti fyerjet e përkrahësve të Ziadin Selës, informon opinionshqip.live

    Shumica e votuesve shqiptar ndjehen të tradhtuar nga ky koalicion i cili nuk u prit mirë nga ana e tyre për shkak të kaluarës së hidhur që tani më të gjithë e dimë, përkatësisht ngjarja e 27 Prillit ku u la thuajse i vdekur Ziadin Sela dhe duke mos e harruar atë natë shumica e qytetarëve nuk e falin këtë hap të gabuar të Selës.

    Simpatizantët e Alternativës nuk e kanë mirëpritur këtë koalicion i cili po cilësohet si “Koalicioni i tradhtisë”. Me ardhjen e këtij koalicioni para qytetarëve është përfolur shumë edhe e kaluara e përgjakur ku më herët VMRO është quajtur edhe si parti huligane nga vetë krerët e dy partive opozitare shqiptare.

    E ardhmja e dy partive duket se është në rrezik dhe po përflitet për një shkëputje të AlternAtivA-s nga ky koalicion për tu bërë pjesë e Qeverisë.

    Nga burime brenda partisë së Gashit mësohet se nisur zëri i kundërshtimit duke mos lejuar që të shkojë edhe më tej kjo marrëzi e cila i është servuar qytetarëve dhe votuesve shqiptar.

    Fundosja veçse ka filluar dhe këtë po e bëjnë me duart e tyre dy kryetarët e partive shqiptare në opozitë AAA dhe ASH. Votuesit janë të frustruar nga këto veprime qesharake dhe të pamatura për arritjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-në antishqiptare.

    Burimi: opinionshqip.live