VMRO-DPMNE: Letra e drejtorëve të ISHP-së për të shpëtuar Venkon, letër për të ruajtur vendet e tyre

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj letrës së drejtorëve të ISHP-së drejtuar kryeministrit Zoran Zaev që të mos pranojë dorëhqejen e Ministrit të Shëndetëisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Ajo letër për ruajtjen e vendeve gjithashtu justifikoi direktivat partiake të LSDM-së për keqardhjen e organizuar për dorëheqjen e Filipçes, për të cilën Zaev ende nuk ka deklaruar nëse do ta pranojë atë. Kjo do të thotë se edhe Zaev nuk ndjen përgjegjësi morale. Natyrisht, LSDM kujdeset më shumë për kryesuesin sesa për një hetim të pavarur. Protesta e qytetarëve të Tetovës dërgon mesazh se populli kërkon përgjegjësi për aksidentin e tmerrshëm. Do të arrihet vetëm përmes një hetimi neutral që do të ndodhë vetëm nëse Zaev, Filipçe dhe Grubi japin dorëheqjen për të mos ndikuar në të”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.