Tahir Hani nga BDI sqaron në formë përmbledhëse se ku e kanë zanafillën paqartësitë rreth çështjes se a është falja e ish presidentit Ivanov në suaza të Kushtetutës dhe Ligjit, apo jo. Sipas tij, e drejta për falje nga ana e presidentit, përmendet në Kushtetutë, mirëpo kjo rregullohet me ligjin për falje.
Në vitin ’93 u soll ligji për falje, ku kryetarit e drejta për diçka të tillë I jepej në nenin 11. Paqartësitë lindën në vitin 201-9 kur u bë plotësim ndryshimi i këtij ligji, thotë ai, dhe u fshi neni 11.
“Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut ekziston dispozita me të cilën jepet e drejta obligimet dhe kompetencat e kreut të shtetit i cili mund të bëj falje por kjo falje bëhet me Ligjin për Falje dhe në këtë drejtim në vitin 1993 është miratuar Ligji për Falje dhe në nenin 11 i jepet e drejta kryetarit të shtetit të bëj falje në përputhje me situatën politike të krijuar në momente politike. Kryetari i shtetit në bazë të nenit 11 e kishte këtë të drejtë, mirëpo tash kemi pasojat e vitit 2009 me të cilin kemi plotësim ndryshimin e Ligjit për Falje dhe në nenin 10 të plotësim ndryshimit për falje kemi fshirjen e nenit 11”-pohoi Hani.