Një urë rrugore është shembur në Nanfangao,në Tajvani lindor, duke lënë të paktën 10 persona të plagosur.Një kamion cisterne me naftë ka rënë mbi varka dhe besohet se rreth gjashtë persona kanë ngecur brenda.
Ministri i Brendshëm, në një komunikatë për media shprehet se mendohet që rreth 5 persona të kenë qenë mbi urë në momentin e shembjes.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje por në komunikatë nga mediat e huaja mësohet se 10 persona janë dërguar në spital.