Tajfuni Shanshan godet Japoninë, raportohet për 6 të vdekur

Tajfuni Shanshan shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, duke vrarë gjashtë persona, sipas autoriteteve dhe mediave lokale. Tajfuni, një nga më të fortët që ka goditur arkipelagun në dekadat e fundit, ka humbur një pjesë të fuqisë së tij, por por erëra të forta deri në 126 kilometra në orë.

Marketing

Ndërkohë, 70 persona janë plagosur deri më tani. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë maksimale për shkak të rrezikut të përmbytjeve, dallgëve të larta dhe rrëshqitjeve të dheut në disa prefektura.

Ata këshilluan më shumë se pesë milionë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Rreth 250,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike deri më tani në Kyushu.

Nga data 15 deri më 17 gusht, një tjetër tajfun, Abil, shkaktoi anulimin e qindra linjave të trenave, si dhe më shumë se 650 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare, pa shkaktuar asnjë të lënduar apo dëm të rënda materiale.