Tajvan: Treni del nga binarët, 18 të vdekur dhe 168 të lënduar

Të paktën 18 vetë humbën jetën dhe 168 të tjerë u lënduan në verilindje të Tajvanit kur treni doli nga binarët, në aksidentin më të keq hekurudhor në vend, në 20 vitet e fundit.

Marketing

Treni Puyuma Express, i cili transportonte 366 njerëz në Taitung, qytet bregdetar i Tajvanit, doli nga binarët pasditen e sotme në rrethin e Yilanit për arsye të panjohura.

Aksidenti ndodhi pak para orës 17 sipas orës lokale në lagjen Yilan, kur disa vagonë u rrokullisën në një vijë hekurudhore të ndërtuar përgjatë bregdetit, i cili është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve.

Pesë vagonë janë rrokullisur nga tetë sa fluturuan jashtë binarëve dhe hetimi është në proces, njoftoi qeveria, transmeton DPA.