Taki Fiti: Prej 100 studentëve të diplomuar, vetëm 13 mund të gjejnë punë pa problem

Është e domosdoshme të ketë reforma të thella në sistemin arsimor në vend, përmirësim të kornizës ligjore që rregullon organizimin dhe veprimin e partive, është e domosdoshme demokratizimi brenda, në vet partitë politike.

Marketing

“Kualiteti dhe efikasiteti i institucioneve rregullisht është i kushtëzuar nga kualiteti i kuadrove që janë të punësuar në të dhe posaçërisht të kualitetit të njerëzve të parë të institucioneve. Prej këtu, kualiteti i papërshtatshëm i sistemit arsimor në të gjitha shkallët e arsimit, qartë të keqësuar në dhjet vitet e fundit, në afat të gjatë prodhon institucione të dobëta dhe joefikase.

Ky faktor tek ne është enkas i potencuar me ekzistimin e numrit enorm të papunësisë, kryesisht nga procedura strukturore që sjell deri te mosprecizimi i kapitalit njerëzor, gjegjësisht deri në humbjen e njohurive dhe aftësive të fituara nga sistemi arsimor formal – ashtu siç është”, thekson Taki Fiti në Kuvendin e rregullt vjetor të ASHAM, shkruan gazeta KOHA.

Siç u shpreh ai, janë të domosdoshme reforma të thella në sistemin arsimor në vend. Fiti informoi se efikasiteti i sistemit arsimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas asaj edhe tek ne, është i ulët dhe ajo është shqetësuese.
“Hulumtimet e kësaj problematike bëjnë me dije se efikasiteti në sistemin arsimor është vetëm 13 për qind, e kjo do të thotë se prej 100 studentëve të diplomuar në universitetet tona, vetëm 13 mund, pa probleme të posaçme, të gjejnë punë që u përkasin kualifikimeve të tyre”, u shpreh akademiku Fiti.

Për atë se është e domosdoshme demokratizimi i vet partive politike, Fiti theksoi se partitë me strukturë të brendshme skajshmërisht autoritative dhe hierarki nuk mund të promovojnë demokraci në shoqëri, as kur janë në opozitë, e aq më pak kur vijnë në pushtet.