Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Kuvend sot mirëpriti kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
“I urova Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij punë të mbarë në drejtimin e subjektit politik që me jetëgjatësinë në skenën politike të Kosovës është aset i çmuar i vendimmarrjes progresive, duke uruar edhe lirimin sa më të shpejtë të themeluesve të këtij subjekti që janë njëherit kontribuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.
Diskutuam bashkë për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen vendet tona, për sfidat që tejkaluam në rrugën e lirisë dhe barazisë dhe për ata që na presin në rrugën drejt të ardhmes europiane.
Shprehëm rëndësinë e madhe të tejkalimit të kontestit të vendit tonë dhe Bullgarinë, si dhe atë të Kosovës me Serbinë mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë dhe me përkrahjen e parezervë të faktorit ndërkombëtar.
Bashkë duhet të mbetemi të fokusuar për të konkretizuar projektet e ndërlidhjes infrastrukturore mes nesh, për të ruajtur partneritetin euro-atlantik dhe për të ndihmuar njëri tjetrin në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid024XzrvVPAxKch1ohc1onnPEWgapQAivVhn41uh5bPee97JiNBxQb9yNSzT38zXHp8l&id=100044523937585