Takim Besimi – Pavllova: Përkrahje nga BEI-ja për sektorin publik dhe privat, priten edhe 100 milionë euro kredi të favorshme

Banka Evropiane e Investimeve në vendin tonë do të financojë projekte me vlerë prej 1.16 miliardë eurove. Këto janë projekte që kanë rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë së Veriut në sektorin publik, por e rëndësishme është edhe përkrahja në sektorin privat, e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo u konstatua në takimin e sotëm me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe nënkryetaren e Bankës Evropiane të Investimeve, Liljana Pavllova.

Marketing

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për arritjen e rritjes së përshpejtuar ekonomike, përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit jetësor, tranzicionin energjetik dhe prodhimin e energjisë së pastërtëgjelbër.

Këto janë fushat, ku përkrahja nga partnerët tanë është kyçe dhe si rrjedhojë Banka Evropiane e Investimeve ka plasuar 635 milionë euro kredi të favorshme për kompanitë e vogla dhe të mesme për përkrahjen e investimeve dhe mjeteve qarkulluese, 277 milionë euro për projektet nga sektori i transportit, për përmirësimin e sigurisë së rrugëve, shkurtimin e kohëzgjatjes së udhëtimit, 178 milionë euro për infrastrukturën e ujësjellësit për qasje më të mirë në ujin e pijshëm dhe shërbimet sanitare për qytetarët, si dhe 64 milionë euro për projektet energjetike”, deklaroi ministri Besimi.

Ministri Besimi shtoi se BEI-ja, aktualisht, merr pjesë me 230 milionë euro në implementimin e projekteve në sektorin publik, ku përfshihet edhe nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes për projektin e stacionit të filtrimit në Shkup.

Ministri Besimi nënvizoi se është shumë e rëndësishme dhe e konsiderueshmepërkrahjae ofruar nga banka ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai potencoi se pritet edhe një transhe në vlerë prej 100 milionë eurove nga BEI-ja në formë të kredive të favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për tranzicionin e gjelbër.

Mes projekteve, në të cilat merr pjesë BEI-ja në konstruksionin financiar dhe që po realizohen në vend, janë ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8, pjesa Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë dhe projekti për infrastrukturën ujorekomunale, ndërsa kjo bankëka shprehur interes edhe për realizimin e projektit për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit hekurudhor 8 Kërçovë – kufiri me Shqipërinë.