Në ambientet e drejtorisë së NP “Pyjet Kombëtare” më 14.09.2021 u realizua një takim pune midis delegacionit nga Republika e Malit të Zi i cili përfshinte Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Z. Aleksandar Stijovic dhe Sekretarja e Shtetit znj. Nikolina Misnic dhe nga ana jonë, drejtoresha znj. Juliana Nikolova dhe zëvendësdrejtori Dr Berat Dehari.
Takimi u përqëndrua në intensifikimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin teknik të sistemit të mbrojtjes nga zjarri në pyje, ku Republika e Maqedonisë Veriore, si nikoqire e sektorit të urgjencës, po punon në krijimin e një qendre për veprim në situata krize.
U bisedua për krijimin e bashkëpunimit me qëllim plotësimin e sistemit plotësues që do të ishte i një rëndësie të madhe, në mënyrë që të sigurohet veprim i koordinuar në rast të zjarreve në shkallë të gjerë të pyjeve. Në atë kuptim, u diskutua edhe krijimi i qendrave të përbashkëta të trajnimit.
Takimi shkëmbeu gjithashtu mendime mbi vendosjen e produkteve të drurit të sharruar në konifere dhe zdrukthtari prej druri dhe shtëpi prej druri. Një Memorandum Mirëkuptimi është planifikuar të nënshkruhet në të ardhmen e afërt.