Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me shefin e porsaemëruar të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, ka potencuar se e çmon lartë rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, a sidomos aktivitetet e Misionit në Shkup me të cilin Kuvendi bashkëpunon tani më 26 vite.