Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Millan Predan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Millan Predan.

Marketing

Ambasadori Predan i transmetoi urime Kryetarit Xhaferi nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiç, edhe në emrin e tij personal, për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit dhe për kontributin e tij në stabilizimin e gjendjeve në shtet në vitet e kaluara. Ai theksoi se, mbështetja që Republika e Sllovenisë ia jep në vazhdimësi Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhme dhe se në suazat e kryesimit slloven me Këshillin e Bashkimit Evropian prej më 1 korrik të vitit të ardhshëm, Sllovenia planifikon të organizojë konferencë BE – Ballkani Perëndimor, duke demonstruar në këtë mënyrë se në fokusin e prioriteteve e vë procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

 

Kryetari Xhaferi i konstatoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe intensitetin e vizitave, si edhe një provë e interesit të ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit bilateral.  Ai po ashtu falënderoi për mbështetjen e Republikës së Sllovenisë në procesin tonë euroatlantik në dekadat e kaluara.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aktivitetet aktuale të Kuvendit dhe ndodhitë rreth fillimit të procesit të negocimit me Bashkimin Evropian, si edhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Sllovenisë.

 

 

 

 

 

Marketing