Takim i ministrit Dimitrov me ambasadorin e ri finlandez Kimo Lahdevirta

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot e priti ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Finlandës për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, Kimo Lahtevirta, duke i dëshiruar mirëseardhje të përzemërt dhe sukses në kryerjen e funksionit dhe duke shprehur bindje se marrëdhëniet mes dy vendeve miqësore do të vazhdojnë me sukses të zhvillohen edhe gjatë mandatit të tij.

Marketing

“Ministri Dimitrov e përshëndeti fillimin e kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së dhe u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme të deritanishme nga Finlanda për aspiratat tona të deritanishme. Në këtë drejtim e informoi bashkëbiseduesin për kthesën demokratike të Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se suksesi ynë, qartë i pasqyruar në Raportin e Komisionit, duhet të konfirmohet dhe përforcohet me vendim pozitiv në tetor”, informuan nga MPJ.

Ambasadori Lahdevirta ka shprehur kënaqësi nga mundësia që personalisht të kontribuojë në përforcimin e miqësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës dhe të fillojë me punën e tij në këtë periudhë të rëndësishme të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.