Takim i ministrit Murtezani me përfaqësuesen e USAID-it, Dajbl

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me përfaqësuesen e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbl, në të cilën u riafirmua mbështetja amerikane në përpjekjet për përforcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike, rritja e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit në vend.

Marketing

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Maqedonia e Veriut e merr nga SHBA-të përmes programeve të USAID të cilat fokusohen në promovimin e reformave gjyqësore dhe qeverisjes transparente, avancimin e decentralizimit, përforcimin e konkurrencës ekonomike, promovimin e efikasitetit energjetik, krijimin e politikave për harmonizimin me rregulloret e BE-së dhe fusha të tjera të rëndësishme reformuese. Prania e USAID në vendin tonë është e rëndësisë vitale në realizimin e prioriteteve tona strategjike – anëtarësim në BE – theksoi Murtezani në takim.

Strategjia aktuale për bashkëpunim zhvillimor të vendit për vitin 2020-2025 është fokusuar të sigurojë mbështetje për promovimin e një vendi më prosperuese, më demokratike dhe më të sigurt, të përkushtuar në integrime euro-atlantike që shkon në hap me angazhimet tona në ndërtimin e demokracisë moderne evropiane.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë në partneritet me qëllim e realizimit e prioriteteve të Maqedonisë së Veriut, nxitjen e reformave që ndihmojnë vendin në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, promovimin e lidershipit të përgjegjshëm, respektivisht USAID dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë me përkushtim të punojnë për avancimin e vizionit të përbashkët përmes partneritetit që zgjat më shumë se 3 dekada.