Takim i Ministrit të financave, Besimi me ambasadorin austriak

Takim i Ministrit të financave, Besimi me ambasadorin austriak
Zbatimi i strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar – SmartER growth. strategjia tatimore, por edhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e IHD-ve, ishin tema e bisedës midis Ministrit të financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Georg Ëoutsas.

Marketing

– Qëllimi ynë kryesor është të zbatojmë modelin për rritjen ekonomike që do të mbështesë arritjen e një rritje dy herë më të lartë krahasuar me dhjetë vitet e mëparshme, 4.1 përqind rritje e BPK-së në 2021, 4.6 përqind rritje në 2022 dhe 5.9 përqind rritje në vitin 2025. Kjo do të jetë e mundur përmes zbatimit të Strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike – SmartER growth, e cila bazohet në katër shtylla kryesore: rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, rritjen e përshpejtuar ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, forcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe zhvillimin e resurseve njerëzore – tha ministri i financave, Besimi.

Ai vuri në dukje se do të kryhet një konsolidim gradual fiskal, i cili do të ulë deficitin buxhetor me 3.6 pikë përqindje vitin e ardhshëm.

Në takim u konfirmua mbështetja e Austrisë për integrimin europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Marketing