Takim i Qeverisë dhe Sindikatës pas kthimit të kryeministrit nga SHBA-ja

Takimi mes Qeverisë dhe Sindikatës së AOJSHQ do të realizohet pasi kryeministri Hristian Mickoski të kthehet nga vizita zyrtare në SHBA, thonë nga Qeveria në një deklaratë për Agjencionin Informativ për Media.

Marketing

“Kryeministri Hristian Mickoski menjëherë pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA do t’i presë përfaqësuesit e sindikatës dhe do të diskutohet për gjetjen e zgjidhjes e cila do të jetë në favor të punëtorëve dhe përmbushjen e të drejtave të tyre”, thonë nga Qeveria.

Nga aty thonë se angazhimi i Qeverisë është që të gjendet zgjidhje e cila do të jetë në drejtim të ngritjes së standardit të punëtorëve në përputhje me mundësitë buxhetore.

“Është mirë që liderët e AOJSHQ pranojnë dialog në vend të masave restriktive dhe të përshpejtuara si protestë pa u shterur mundësitë për dialog dhe gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare”, thonë nga Qeveria.

Të punësuar në disa ministri, Entin Shtetëror të Statistikave dhe Arkivin Shtetëror tashmë katër ditë po mbajnë protestë paralajmëruese gjysmëorëshe duke kërkuar rritje të pagave prej 30 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive.

Sot nga protesta që u mbajt para Ministrisë së Financave, përfaqësues të Sindikatës së AOJSHQ informuan se kanë dorëzuar kërkesë për takim me Qeverinë, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje nuk përjashtohen hapa më radikalë