Takim i Xhaferit me anëtarët e Grupit të punës për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, së bashku me nënkryetarët Frosina Tashevska Remenski, Vesel Memedi dhe Goran Misovski, koordinatorët e grupeve të deputetëve Tomisllav Tuntev, Dragan Danev, Agim Shaqiri, Afrim Gashi dhe Teuta Bilali, si edhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e Grupit të punës përgjegjëse për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Republikën e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinën, Republikën e Maqedonisë dhe Kosovën.

Marketing

Siç kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit, Grupin e punës e përbëjnë ekspertë nga secili nga vendet anëtare të BE-së, të cilët merren me çështje nga fusha e 10/18/2018 Takim i Xhaferit me anëtarët e Grupit të punës për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor zhvillimit të përgjithshëm politik dhe ekonomik, procesin e stabilizimit dhe asociimit dhe instrumenti financiar për ndihmë para-inkuadruese (IPA).

Në takim, anëtarët e Grupit të punës janë interesuar për ngjarjet aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas mbajtjes së referendumit dhe janë informuar nga kryetari i Kuvendit për rrjedhën e debatit për Propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me drejtime për ndryshim dhe plotësim të Kushtetutës me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë.

Pjesëmarrësit këmbyen mendime edhe për dinamikën e zbatimit të proceseve reformuese në fushën e gjyqësisë, të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në takim është përshëndetur përkushtimi i institucioneve të BE-së për perspektivën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa anëtarët e Grupit të punës shprehën gatishmëri për përkrahje të plotë dhe ndihmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm.

Marketing