Takim joformal rajonal i drejtorëve të përgjithshëm të doganave nga Ballkani Perëndimorë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, z. Muarem Asani, i shoqëruar nga ndihmësit z. Ilija Janoski, z. Zlatko Veterovski bashkërisht morën pjesë në Takimin e 6-të joformal të drejtorëve të përgjithshëm dhe zyrtarëve të lartë të drejtorive të doganave nga Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

Marketing

Kjo nismë është mbështetur nga Qeveria dhe Administrata doganore dhe tatimore e Mbretërisë së Bashkuar. Ky Takim joformal paraqet një bazë të mirë për përforcimin e besimit mes Drejtorive të Doganave dhe organeve të inspektimit kufitar rreth përmirësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe ideve.

Në Takim janë theksuar disa nga detyrimet më domethënëse që drejtoritë e doganave të rajonit duhet t’i përmbushin, dhe kanë të bëjnë me:

– Avancimin dhe shkëmbimin e të dhënave përmes instrumenteve elektronike dhe aderimi i përbashkët i menaxhimit me rreziqe sipas Strategjisë Rajonale për menaxhim të përbashkët me rreziqe, si dhe plani aksionar i CEFTA-s.

– Zbatimi i detyrimeve ligjore dhe shkëmbimi i informacioneve në kohë reale.

– Avancimi në fushën e licencimit të operatorëve të autorizuar ekonomik dhe njohja reciproke në CEFTA.

– Vendosja e Korridoreve të gjelbër për lëvizjen e mallit dhe udhëtarëve në rajon, si dhe pikat e kalimeve kufitare me BE-në.

– Bashkëpunimi për krijimin e një Tregu të përbashkët rajonal brenda këshillit për bashkëpunim rajonal.

– Vendosja e kontrolleve të përbashkëta kufitare siç është Marrëveshja veçmë e nënshkruar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë e cila fillimisht do të realizohet në pikën e kalimit kufitar Qafëthanë.

Zëvendësdrejtori Muarem Asani vuri në dukje se digjitalizimi edhe më tej mbetet prioritet i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të përpunimit të shpejtë të dokumenteve të importit-eksportit dhe tranzitit, si dhe anashkalimit të barrierave burokratike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

https://www.facebook.com/muharrem.hasani.73/posts/4333170813370600