Nga Ohri sonte nis formati i B6

Me iniciativë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sonte nga Ohri do të lançohet iniciativa e re rajonale B6 me ç’rast do të jetë nikoqir i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesve të tyre nga rajoni.

Marketing

Qëllimi i iniciativës së re rajonale B6 do të jetë që Ministrat e Punëve të Jashtme nga rajoni të konsultohen mes vete në takime të ndryshme përmes së cilave do të kenë ndikim më të madh në çështjet e interesit të përbashkët. Do të jetë platformë politike e destinuar për thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve midis vendeve të rajonit, ngjashëm me forumet në kuadër të vendeve evropiane, siç janë, C5 ose V4.