Takim lamtumirës i Dimitrovit me ambasadorin finlandez Ikonen

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në takim lamtumirës e priti ambasadorin e Republikës së Finlandës për shtetin tonë me seli në Beograd, Peri Ikonen.

Marketing

Dimitrov, siç kumtoi MPJ, u falënderua për përkushtimin personal të ambasadorit Ikonen në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si edhe angazhimin e tij profesional ndaj intensifikimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lartë edhe miqësinë e sinqertë të Qeverisë finlandeze për realizimin e prioriteteve tona strategjike me pritjet ajo të vazhdojë me tempo të përforcuar, veçanërisht në kohën e kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së, i cili fillon më 1 korrik 2019”, potencoi Dimitrov në takim.

Duke i dëshiruar sukses dhe fat në karrierën e mëtejme, ministri Dimitrov ambasadorit i ka dorëzuar mirënjohje për përkushtimin e tij dhe angazhimet në promovimin e miqësisë së dy shteteve.

Marketing