Sezoni i verës është stina kur më tepër frekuentojnë qytetarët duke shijuar kohën e ngrohtë. Nëpër rrugët e qytetit rritet qarkullimi i automjeteve dhe me këtë paraqiten ngarkesa të shumëta. Pikërisht për këto arsye, u dakorduam që në bashkëpunim me policinë dhe organet e komunës të intervenohet në kohë për të mënjanuar pengesat eventuale që shkaktojnë pengesa në funksionimin normal të trafikut dhe qetësinë publike.
Apelojmë te qytetarët që me mirëkuptim të kontribojnë në mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa bizneset e vogëla mos pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve me nxjerrjen e artikujve përpara lokaleve afariste dhe të respektojnë dispozitat ligjore, në të kundërtën do të pasojnë ndëshkime konformë rregullave ligjore.
Ndërkaq, kafiteritë t’i përmbahen orarit të punës dhe të respektojnë Vendimin i cili përcakton rregullat e punës së veprimtarisë përkatëse.
Organet e rendit, do të shpeshtojnë kontrollet me qëllim që të ruhet rendi dhe qetësia publike në qytetin e Kërçovës.