Takim Mickoski – Orban: 500 milionë euro hua nga Hungaria, ja si do të shfrytëzohen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se sot në Uashington ka zhvilluar takim me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.

Marketing

Sipas tij, është dakorduar që ministritë e financave të të dy qeverive, të fillojnë një proces në të cilin qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një shumë prej 500 milionë eurosh me kushtet e mëposhtme: e cila është një normë interesi prej 3.25 për qind, një periudhë grejs trevjeçare dhe një periudhë shlyerjeje 12-vjeçare, e cila është gjithsej 15 vjet, përcjell INA.

“Këto 500 milionë euro do të përdoren në këtë mënyrë: 250 milionë euro mbështetje direkte për ekonominë vendore në të njëjtat kushte, 3.25 për qind interes, tre vjet grejs periudhë, 12 vjet periudhë shlyerjeje apo gjithsej 15 vjet. Ekonomia maqedonase do të ketë kushte që nuk ka mundur t’i marrë deri më tani në tregun ekonomiko-financiar, ndërsa 250 milionë euro do të ndahen për projekte kapitale që do të realizohen nëpër komuna dhe do të jenë ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, edhe në të ardhmen me Hungarinë do të jetë një derë e hapur për bashkëpunim dhe për realizimin e nevojave financiare shtesë për ekonominë vendore. Ai njoftoi se sot pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Uashington, do të zhvillojë takime me mërgatën nga Maqedonia e Veriut.

Marketing