Takim Murtezani-Ageler

 

Ministri për Çështje Evropiane, z. Orhan Murtezani, sot në kabinetin e tij u takua me Shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Ageler. Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral, lufta kundër korrupsionit, si dhe përgatitja e Agjendës reformuese të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështje aktuale politike.

Marketing

Ministri Murtezani në takim theksoi se vlerëson kontributin e SHBA-së dhe ambasadores Ageler në mbështetjen e proceseve euro-integruese të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi gatishmëri për bashkëpunim me SHBA-në për përshpejtimin e reformave për progresin e vendit drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Murtezani potencoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner i besueshëm i SHBA-ve, fuqishëm i përkushtuar në promovimin e vlerave perëndimore, demokracisë dhe stabilitetit në rajon. Ai informoi se Agjenda reformuese e Planit të rritjes u diskutua edhe në seancën e Qeverisë dhe e gjithë pakoja i u dorëzua Komisionit Evropian në kohë, me çka filloi procesi i konsultimeve ndër-resoriale në sistemin e KE-së.

Ambasadorja Ageler, shprehu gatishmëri si çdo herë për ti ndihmuar vendit në reforma dhe në luftën kundër korrupsionit. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të afërt mes aleatëve dhe përkushtimin e përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se është jashtëzakonisht e rëndësishme të shfrytëzohet momenti për zbatimin e Agjendës reformuese, me çka do të sigurohet kontribut i rëndësishëm për rritjen socio-ekonomike, sigurimin e stabilitetit dhe zvogëlimin e pabarazive mes vendit dhe BE-së.

Përmes mbështetjes së vazhdueshme diplomatike, politike dhe ekonomike, SHBA-të kontribuan në progresin e proceseve reformuese për modernizimin e Maqedonisë së Veriut. Puna e tyre është thelbësore në përforcimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e kapaciteteve shtetërore.